Crouch pranon kontratën me Portsmouth
Angli – Sulmuesi i Liverpulit Peter Crouch është në prag të firmosjes së kontratës prej 11 milionë paundësh (13.8 milionë euro) me Portsmouth pasi ka pranuar kushtet me Harry Redknapp.
Redknapp pret që kjo kontratë të mbyllet brenda kësaj jave ndërkohë që janë konfirmuar edhe rezultatet e analizave mjekësore të Crouch.
27 vjeçari ka luajtur njëherë me kulbin e Portsmouth në sezonin 2001-02.
Nëse Crouch ikën, atëherë paratë që jepeshin për të nga bosi i Liverpulit Rafa Benitez, pritet të kalojnë për lojtarët e Valencias David Villa dhe Aston Villa si dhe mesfushorin Gareth Barry.
Por Benitez tha se nuk i vinte mirë që Cruuch do të linte klubin.
“Ai është profesionist dhe njeri shumë i mirë, dhe ne do të donim të qëndronte. Ne i ofruam një kontratë të re” – tha Benitez.
“Por nganjëherë duhet të kuptsh edhe lojtarin. Ai do të luajë më shumë, dhe me Fernando Torresin që ai ka zgjedhur është gjithmonë e vështirë.