Del nga rruga autovetura, plagosen rëndë 3 persona
Një autoveturë ka dalë nga rruga në aksin Velipojë- Shkodër. Makina ka rënë në një kanal me ujë, rreth 1 kilometër e gjysmë larg Velipojës, dhe si pasojë kanë ngelur të plagosur rëndë 3 persona të cilët nuk janë identifikuar ende për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhen. Mjeti është SH 7494 D. Personat e dëmtuar janë shoqëruar në spital dhe pritet edhe identifikimi i tyre.