Vlorë/ 7 vajza të mitura denenoncojnë mësuesin për ngacmim seksual, policia ndalon 35-vjeçarin

Vendi
A MPublikuar 6 Nëntor 14:29 · 1 min lexim
Një mësues i edukimit fizik në Vlorë është ndaluar nga policia, pasi shtatë nxënëse të shkollës ku ai ushtronte detyrën e kanë denoncuar për ngacmim seksual.
Sipas deklarimeve të vajzave, të moshave 14 deri në 17 vjeç, 35-vjeçari dyshohet se i ka ngacmuar seksualisht në ambientet e shkollës.
Sipas njoftimit të policisë, në kuadër të veprimeve hetimore është ndaluar shtetasi A. A., 35 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë mësues i edukimit fizik në këtë shkollë.
Rasi është në hetim.
Reklamë