E Martë, 3 Nëntor 2026

Denaj: 81 % më shumë fidanë të certifikuar, rrisim cilësinë në prodhim

TIRANË, 10 qershor /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se është rritur me 81% numri i fidanëve të certifikuar gjatë Janar-Maj 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Referuar statistikave, numërohen 15 956 075 fidanë të certifikuar gjatë tre mujorit të parë 2025 ndaj 8 819 600 fidanëve të certifikuar që ishin në 3- mujorin 2024.

Denaj tha se, certifikimi i farave dhe fidanëve nga Enti Shtetëror i Fara dhe Fidanëve është një hap i rëndësishëm bujqësi të qëndrueshme dhe me rendiment të lartë që siguron produkt final me cilësi të lartë, duke garantuar shëndetin e konsumatorëve dhe duke plotësuar kërkesat e standardet e tregjeve elitare të eksportit.

“Përmes tyre sigurohet cilësia e prodhimeve bujqësore, eliminohet risku i dëmeve në vjelje dhe korrje dhe rritet konkurueshmëria e fermerëve shqiptarë në tregjet vendase dhe ndërkombëtare, duke sjellë më shumë fitim për fermerët”, u shpreh ministrja.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›