E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Denaj: Dy vepra në lumin Mat mundësojnë ujitjen e 8,500 ha tokë bujqësore

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Përfundimi i punimeve për vënien në funksion të dy veprave të rëndësishme të marrjes së ujit në lumin Mat: Mat-Kurbin dhe Mat-Lezhë, po finalizohet me procesin e kolaudimit të të gjithë rrjetit ujitës.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rual, Anila Denaj ndau në rrjete sociale pamje nga këto vepra, investime sipas standardeve më të mira që i shërbejnë fermerëve për vaditjen e tokave bujqësore, veçanërisht tani gjatë sezonit veror.

Denaj tha se, “vepra e marrjes Mat-Kurbin mundëson ujitjen e 4,500 hektarëve tokë bujqësore në territorin e Bashkisë Kurbin, ndërsa rrjeti ujitës Mat-Lezhë furnizon me ujë për vaditje rreth 4,000 hektarë tokë bujqësore në zonën e Bashkisë Lezhë”.

“Me këto investime, i gjithë sistemi është gati për sezonin e ri të ujitjes, duke garantuar një cikël më të qëndrueshëm prodhimi për fermerët dhe rritje të rendimentit bujqësor”, u shpreh ministrja Denaj. /e,xh/ /a.g/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›