Dhjetori sjell festë në pazarin e Gjirokastrës – Ngjyrat, aromat dhe gjallëria e rrugicave të qytetit të gërshetuara me traditën e festave

Ditët e para të dhjetorit kanë sjellë gjallërinë e festave edhe në pazarin karakteristik. Qytetarë vendas, por edhe turistë të shumtë, po mbushin rrugicat, ndërsa dritat shumëngjyrëshe krijojnë atmosferën e ngrohtë. Këtu, mes aromave tradicionale dhe zhurmës së gëzueshme ku ndihet qartë se festa ka nisur.
“Kemi ardhur nga Greqia, është hera e parë pas 30 viteve dhe më duket shumë bukur”, u shpreh një vizitore.
Përveç gjallërisë së krijuar, kjo atmosferë festive po ndikon ndjeshëm edhe në ecurinë e bizneseve, sidomos në këtë periudhë kur fluksi i vizitorëve rritet.
“Edhe në biznese atmosfera ka një ndikim të veçantë nga turistët vendas”, tha Dëfrim Gjoca, administrator.
Ndërsa përgatitjet për festat vazhdojnë, pazari karakteristik mbetet një nga pikat më të vizituara, ku atmosfera, tradita dhe gjallëria e dhjetorit bashkohen për të sjellë një tjetër sezon të ngrohtë festash.
Gazetare: L.Koçiu
/rtsh.al/