Spitali i Shkodrës realizon për herë të parë live dy ndërhyrje koronare

TIRANË, 8 dhjetor/ATSH/ Në Spitalin e Shkodrës për herë të parë u realizuan live dy ndërhyrje koronare me udhëheqjen e ekografisë intravaskulare( IVUS), nën drejtimin e prof. dr. Aurel Toma dhe prof. dr. Florim Cuculi, së bashku me ekipin e kardiologëve intervencionues të Spitalit Rajonal të Shkodrës.
MSHMS bën të ditur se ndërhyrjet u kryen gjatë konferencës “Shkodra PCI 2.0: Daily Work Dilemmas in Interventional Cardiology”, organizuar për të dytin vit radhazi nga Shërbimi i Kardiologjisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Në këtë konferencë merrnin pjesë rreth 80 emra të njohur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe një nivel i lartë i ekspertizës së hemodinamikës shqiptare.
/r.e/