E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shkolla Speciale pa logopedë dhe fizioterapitë – Në shkollën “ 3 Dhjetori” në Shkodër, ka 60 fëmijë me nevoja

Shkolla Speciale “3 Dhjetori” në Shkodër pak ditë më parë festoi 30-vjetorin e saj. Edhe sot, pas 3 dekadash, kjo shkollë vijon të përballet me mungesa të theksuara, që nisin nga shërbimet terapeutike, logopedia dhe fizioterapia.

Për titullaren e shkollës, Enkeleda Mataj, janë pikërisht këto mungesa që po pengojnë punën e specializuar me fëmijët dhe arritjen e rezultateve të dëshiruara.

“Aktualisht në këtë shkollë sfidat më të mëdha janë shërbimet e terapive, logopedive, fizioterapisë të cilat do të na kthenin në një qendër të specializuar”, u shpreh ajo.

Suksesi më i madh i shkollës mbetet krijimi i bandës “The Door”, një projekt që ideatorët synuan të shtrihej në të gjithë Shqipërinë, por që u realizua vetëm në Shkodër.

“Krijimin e bandës “The Door” e cila i ka fillimet në këtë shkollë  e cila i ka fillimet në këtë shkollë”, tha Mataj.

Aktualisht, Shkolla Speciale “3 Dhjetori” në Shkodër ka 60 fëmijë me nevoja të veçanta, të cilët kërkojnë më shumë shërbime dhe vëmendje nga institucionet.

Gazetare: M. Gjoni  

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›