Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, momenti kur Policia gjen molotovët brenda makinës së 2 personave të maskuar (VIDEO)

Pas protestës së djeshme të zhvilluar në Tiranë, ku u arrestuan 6 persona për vepra të ndryshme penale, Policia ka gjetur gjatë kontrolleve në banesat e dy personave të maskuar bomba molotov, që do të përdoreshin kundër institucioneve, bizneseve dhe efektivëve të Policisë.
Nga pamjet e bëra publike nga Policia, molotovët ishin fshehur në pjesën e pasme të automjetit, ndërsa disa prej tyre ishin brenda një çante.
Policia për protestën e djeshme, veç 6 të arrestuarve, nisi hetimet edhe për tre persona të tjerë, si dhe shpalli në kërkim edhe 2 protestues.


-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Lajmi kryesor: