Dinjiteti qytetar? Me korrupsion, dinjiteti shkon atje ku është sot...
Lexova një reagim në faqet e internetit, ku shkëmbejnë mendime lexues të ndryshëm, të dikujt që thoshte si profesor i madh: “Mos e çani shume për korrupsionin, po shikoni dinjitetin…”(!)
Ke të drejtë. Se nuk mbetet gjë për të çarë, çdo gjë e çan korrupsioni.
Ishte korrupsioni ai që krijoi ’97-ën dhe na çau barkun, kokën dhe… Ishte korrupsioni që krijoi Gërdecin dhe na çau zemrën dhe trurin dhe muret e shtëpisë. Predhat na çanë jo vetëm kokën, por edhe... Është korrupsionin që na lë pa ujë, drita e bukë, pa arsim e shëndetësi. S’mbetet gjë tjetër që të çajnë politikanët tanë, korrupsioni i çan të gjitha.
Sa për dinjitet, me korrupsion, dinjiteti shkon atje ku është sot. Jo përtokë, por nën tokë. Ndërsa krenaria shkon atje ku është cepi më i fryrë me para`.