Ka patur keqtrajtime të njeriut tonë, pas letrës në këtë rubrikë
Përshëndetje stafi i gazetës"Shekulli"! Kam një familjar timin në burgun Shënkoll-Lezhë. Para disa kohësh ka botuar një artikull në gazetën tuaj, ku ka denoncuar korrupsionin dhe shkeljen e të drejtave të të dënuarve në burgjet shqiptare, përfshirë edhe atë të Shënkollit.
Meqenëse pas botimit nga ana juaj e artikullit u bë problem deri në Ministri, njeriut tonë Florian Çupi i janë mohuar sistematikisht të drejtat e tij të ligjshme si i burgosur.
Jetojnë njerëz edhe aty dhe kanë të drejtat e tyre edhe ata. Faleminderit e respekte për gjithë stafin tuaj.