E Diel, 1 Nëntor 2026

Diplomohet me pikët maksimale ish modelja 92-vjeçe

U laureua në shkenca politike me rezultatin maksimal që një student i shkëlqyer mund të marrë. Adriana Jannilli e klasës së 1916, ish konsulente punësimi është tani 92-vjeç.

Jannilli referoi tezën e saj psikologjia e organizimit dhe femrat në botën e punës.

Mbyllja e referimit të saj të gjatë për këtë temë u shoqërua me një duartrokitje të furishme nga gjithë të pranishmit në sallën e fakultetit të Shkencave Politike.

'Pas vdekjes së tim shoqi, po e lija vetën pas dore e kështu u regjistrova në universitet. Tani do të më duhet një tjetër mënyrë për të kaluar kohën”- ka komentuar pas diplomës neodoktoresha.

Gruaja(sipas Ansa-s) ishte regjistruar në universitet kur ishte 88-vjeçe dhe të 21 provimet e programuara i ka kaluar duke marrë pikët maksimale.

Kur ka qenë e re, Jannilli, ka qenë shumë e bukur dhe ka bërë për shumë kohë modelen, duke pozuar edhe për shumë piktorë dhe përtej modës dhe familjes ka gjetur kohë të frekuentonte një kurs për gjuhën indonesiane.

Familjarët e saj, pas gjithë argëtimit që ajo i ka dhënë, duke u marrë me shumë gjëra e duke qenë kaq energjike, pyesin me të drejtë se çfarë do të bëjë tani Adriana, pas mori edhe titullin doktoreshë.

Pas lajmit, ministrja e Arsimit dhe Kërkimeve, Mariastella Gelmini i ka bërë një telefonatë urimi të sapodiplomuarës dhe e ka komplimentuar për impenjimin dhe për rezultatet e arritura.

Mësohet se Gelmini do të takohet me Adriana Jannilli për ta përgëzuar nga afër. Komplimente i kanë shkuar edhe universitetit dhe rektorit, profesor Marco Mancini, për ndihmën që universiteti i ka dhënë doktoreshës së re.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›