E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit, 800 të rinj pastrojnë në Velipojë

Rreth 800 të rinj shkodranë, kanë zbritur në terren në Velipojë në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. Të organizuar nga Qendra Rinore Atelie, me mbështetjen edhe të Bashkisë së Shkodrës, të rinjtë kanë vijuar pastrimin e plazhit të Velipojës, pas ndërhyrjes së Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike.

“Menduam të bëjmë një aktivitet që të pastrojmë ambientin, për një ambient më të pastër dhe pse jo edhe për turizmin vitin tjetër”, tha një i ri.

“Rinia shkodrane është organizuar si asnjëherë më parë për pastrimin e-plazhit të Velipojës. Ky është një shembull shumë i mirë që duhet ët ndiqet nga të gjithë bashkëqytetarët në të gjithë vendin”, u shpreh një e re.

“Është një kultivim i kulturës për përkujdesje ndaj ambientit”, tha një tjetër.

Në Ditën  Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, kjo nismë e të rinjve shkodranë, duket se do të pasohet edhe me nisma të tjera duke përcjellë vetëdijesim, model dhe frymë komunitare. Më mirë se nga të rinjtë, këto mesazhe nuk mund të arrijnë qëllimin, bashkëpunimin mes institucioneve dhe komuniteteve e grupimeve lokale.

Gazetar: M. Gjini 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›