E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, fillojnë punimet në shkollën e Pjezës

Është inauguruar sot nisja e punimeve të shkollës 9-vjeçare në Pjezë, komuna Xhavzotaj. Në këtë shkollë do të mësojnë 250 nxënës, të cilët më parë detyroheshin të shkonin me transport diku tjetër.

Sipas kreut të Arsimit, Genc Pollo, që mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, shkolla e re kushton 300 mijë euro dhe pritet të mbarojë sa më shpejt, në mënyrë që nxënësit të kenë një vend komod për të zhvilluar mësimin.

Ndërtimi i godinës së shkollës së re Pjezë po kryhet me fondet e buxhetit të shtetit me, në kuadrin e një turi investimesh që po kryhen nga MASH për ndërtimin e shkollave të reja apo rehabilitimin e tyre.

Për të ndërtuar godinën e re të shkollës në këtë komunë 14 km larg Durrësit u shemb godina e vjetër e ndërtuar prej vitesh dhe e amortizuar.

Shkolla e re do të jetë e pajisur me terrene sportive dhe objekte mësimore moderne. Ndërtimi i kësaj shkolle do të mundësojë realizimin e mësimit të nxënësve të Pjezës, e gjithë Xhavzotajt, në kushte më komode e bashkëkohore.

Punimet për këtë shkollë pritet të përfundojnë vitin tjetër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›