Kthimi i emigrantëve nga Greqia, radhë në Kakavijë
Gjirokastër- Sërish radhë në kthimin e emigrantëve tanë nga Greqia. Sot, në dalje të doganës greke, në Kakavijë, emigrantëve shqiptarë që kthehen në atdhme për pushime e verës u është dashur të presin në radhë, pasi pala greke ka punuar me një sportel në dalje.
Sipas burimeve nga Kakavija, mësohet se radha ka arritur në 1 kilometër. Sipas burimeve policore mësohet se problemet kanë ardhur vetëm nga ana greke e doganës, ndërkohë që pala shqiptare ka punuar me kapacitet të plotë.
Pas kontakteve mes palëve puna ka rifilluar normalisht me të gjithë kapacietet e sporteleve në vënë në dispozicion dhe situate është përmirësuar.
Nga të dhënat e policisë kufitare deri tani kanë hyrë 1700 persona dhe 6 autobusë, të cilëve u është dashur të qëndrojnë në radhë deri sa të bëheshin procedurat e nevojshme për vulosjen e dokumenteve.
Problemet më të shumta janë shënuar në orët e para të mëngjesit, kohë kur mësohet se ka qenë edhe fluski më i madh i emigrantëve, të cilët kanë dashur t’i shpëtojnë vapës dhe temperaturave të larta.
Dogana greke tashmë është duke punuar me 4 sportele gjithsej, 2 në dyrje dhe dy në dalje. Ndërkohë që pala shqiptare punon me 6 sportele, 3 në hyrje dhe 3 në dalje.