Venus Williams, mbretëresha e Wimbeldonit
Venus Williams triumfon në Wimbledon. Është fitorja e saj e pestë mbi fushën angleze. Në finale ka mundur motrën e saj, Serenën, vetëm në dy sete me pikëavarazh, 7-5 6-4 në një orë e 51 minuta dhe ka pranuar se nuk ka qenë e thjeshtë.
Më e madhje e motrave amerikane ka fituar ndaj më të resë, edhe pse Serena ka qenë në avantazh 5-1. Për Venus fitorja nuk ka qenë e para. Në Wimbledon kishte fituar edhe më parë vitin 2000,2001, 2005.
Ajo e kishte tashmë stofin e kampiones. V itin e shkuar arriti të mundtte francezen Marion Bartoli, por humbi dy finale pikërisht në vitin 2002 dhe 2003, me të motrën.
Pas betejës, motrat gjenden së bashku në fushë për një finale dyshe dhe arrijnë të fitojnë lehtësisht kundër Lisa Raymond e dhe australianes Samantha Stosur: 6-2, 6-2 kanë qenë pikët finale.
“Të paktën titulli mbeti në familje”. Kështu deklaroi pas finales Serena, duke komentuar pas finales, humbjen me të motrën. Ajo ka thënë se ndeshja ishte e vështirë. ”Ishte e vështirë të godisje topin për shkak të erës. Shpresoj që vitin tjetër të dal më mirë”- ka thënë ajo.
Shumë e kënaqur në fakt, është shprehur fituesja, Venus, e cila ka pranuar se gjithmonë ka qenë e vështirë një ndjeshje me Serenën.
"Nuk arrij ta besoj që kjo është fitorja ime e pestë. Serena ka luajtur aq mirë, sa e kasha shumë të veshtirë. Është e pabesueshme që unë kam fituar në këtë fushë 5 herë, për më tepër me gjithë mungesën e fatit që kam pasur. Të dish që sa herë që kthehesh, ke mundësi të bësh histori, kjo më bën ta dua këtë vend”- thotë fituesja.