Fier, gjendet i vdekur 57-vjeçari
Fier- Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një 57-vjeçar. Sipas policisë së Fierit ka qenë një telefonatë në sallën e komisariatit për shtetasin e gjetur pa jetë në një nga dhomat e ish konviktit të shkollës industriale të qytetit.
Sipas të dhënave zyrtare mësohet se ai quhet Kristaq Gjika dhe kishte më shumë se6 muaj që bashkia e Fierit i kishte dhënë një dhomë në këtë konvikt. Ai jetonte i vetmuar pas një divorci me bashkëshorten, nga martesa me të cilën kishte një vajze.
Sipas banorëve të pallatit ai prej disa muajsh nuk dilte nga shtëpa dhe ka qenë një nga fqinjet që e ndihmonte me ushqime. Sipas tyre gjendja e tij shëndetësore nuk e lejonte të lëvizte nga dhoma ose të zbriste nga shkallët e katit të tretë ku banonte.
Ka qenë pikërosht gruaja që e ndihmonte me pazarin, që kur ka hapur derën e ka gjetur të shtrire poshtë shtratit dhe pa shenja jete. Ajo ka njoftuar policisë, por për të nuk është mundur të bëhej asgjë.
Grupi hetimor i ka gjetur një shishe pranë kokës dhe mësohet se ajo do t’i nënshtrohet ekzaminimeve për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Ndërkohë që trupi do t’i nënshtrohet autopsisë.