Dy projekte infrastrukture në Tiranë dhe Gjirokastër, shpronësohen pronarët

TIRANË, 23 tetor /ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot shpronësimin e pronarëve që preken nga realizimi i dy projekteve në Tiranë dhe Gjirokastër.
Kështu qeveria vendosi shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i hapësirës së pallateve në kryqëzimin e rrugës “Kujtim Laro” dhe “Kongresi i Manastirit”, Bashkia Tiranë”.
Pronarët e pasurive të paluajtshme kompensohen, për pasuritë e llojit “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 6 055 283.97 lekësh.
Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Tiranë.
Gjithashtu qeveria vendosi shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitim, rikonstruksion i urës së Viroit”.
Pronarët e pasurive të paluajtshme kompensohen për pasuritë e llojit “vresht”, me një vlerë të përgjithshme prej 700 000 lekësh.
Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
/gj.m/j.p/r.e/