E Hënë, 2 Nëntor 2026

E martë 6 janar, reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

TIRANË, 6 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i vranët dhe reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët kryesisht në qendër nga orët e mesditës, ndërsa zona perëndimore dhe jugore parashikohet me reshje shiu me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra të herëpashershme.

Parashikohet reshje bore me intensitet të ulët në Alpe dhe në relievet e larta malore.

Era ka fryrë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe në bregdet era pritet të fitojë shpejtësi deri 17 m/s, me valëzimin në det të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen: 

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 7/17 Re shi
Kukës 10/18 Re shi/borë
Lezhë 11/18 Re shi
Dibër 7/14 Re shi/borë
Durrës 12/19 Re shi
Tiranë 13/20 Re shi
Elbasan 8/18 Re shi
Berat 11/19 Re shi
Vlorë 12/20 Re shi
Korçë 7/13 Re shi/borë
Gjirokastër 9/16 Re shi
Sarandë 9/19 Re shi

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›