E mërkura me mot të qëndrueshëm, temperatura deri në 34°C

Territori shqiptar gjatë ditës së mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me vranësira mesatare, të cilat në mesditë do të shtohen përkohësisht në zonat malore të verilindjes dhe juglindjes.
Temperaturat do të lëvizin nga 18°C në zonat më të freskëta deri në 34°C në ato më të ngrohta.
Në lindje të vendit, veçanërisht në zonat malore, pritet të ketë reshje të dobëta shiu, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të mbetet kryesisht pa reshje.
Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s. Në lugina dhe përgjatë bregdetit, era do të jetë më e fuqishme, me shpejtësi që herë pas here mund të arrijë deri në 14 m/s.