EMRAT/ 4 mijë rrënjë kanabis në dy magazina në Peqin, kush janë 7 punonjësit e policisë që u pezulluan

Shtatë punonjës së Komisariatit të Peqinit janë pezulluar nga detyra pas zbulimit të depos së mbushur me kanabis, e cila ishte në emrin e ish-drejtorit të Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa.
Personat e pezulluar nga detyrat janë:
Komisar Altin Gusho-me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Peqin;
Nënkomisar Bilbil Lita-ish-shef i Komisariatit të Policisë Peqin, aktualisht me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Devoll;
Komisar Danjel Kaçaniku-me detyrë Shef i Krimeve në Volum, në Komisariatin e Policisë Peqin;
Komisar Denis Sinani-ish-shef i Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Peqin, aktualisht me detyrë Shef i Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Devoll;
Nënkomisar Sefer Dushku-me detyrë Specialist i Policisë Kriminale, në Komisariatin e Policisë Peqin;
Inspektor Muharrem Zylyfi-me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet, në Komisariatin e Policisë Peqin;
Inspektor Arben Koseni-ish-ndihmësspecialist për Policinë Kriminale (agjent) në Komisariatin e Policisë Peqin, aktualisht me detyrë trupë shërbimi në Njësinë e Pritjes dhe Sigurisë në Gjadër.
Kujtojmë se operacioni në fshatin Krutaj u zhvillua në datën 19 mars.
Fillimisht u raportua se magazinat ishin në pronësi të drejtorit të Burgur të Rrogozhinës, Bilal Hasa. I cili pas u shpall në kërkim nga policia, u vetëdorëzua disa orë pas operacionit.
Hasa para grupit hetimor mohoi vazhdimisht akuzat duke deklaruar se nuk kishte asnjë lidhje me veprimtarinë e paligjshme. Ai gjithashtu pohoi se kishte shkuar më herët në atë objekt, por nuk kishte pasur dijeni për aktivitetin, që mund të ishte ushtruar aty.
Një ditë pas operacioni, 20 mars, Bilal Hasa u la i lirë, pasi sipas grupit hetimor nuk kishte lidhje me aktivitetin.