NORVEGJI – Djali i princeshës Mette-Marit arrestohet me dyshimin për përdhunim

OSLO, 2 shkurt /ATSH-DPA/ – Djali i princeshës norvegjeze Mette-Marit, Marius Borg Hoiby, është arrestuar sot një ditë para fillimit të gjyqit të tij për akuza për përdhunim, bëri të ditur avokati i tij për agjencinë e lajmeve NTB.
Hoiby, 29 vjeç, akuzohet për 38 vepra penale, duke përfshirë përdhunimin, dhunën në familje dhe sulmin fizik.
Gjyqi i tij pritet të nisë nesër në Oslo.
Ai është djali i Mette-Marit nga një lidhje e mëparshme, para se ajo të martohej me princin e Kurorës Haakon.
Hoiby nuk mban titullin princ dhe nuk është anëtar zyrtar i familjes mbretërore norvegjeze.
Gjatë verës së vitit 2024, Hoiby pranoi se kishte ushtruar dhunë ndaj ish të dashurës së tij nën ndikimin e alkoolit dhe kokainës si dhe kishte shkatërruar sende në apartamentin e saj.
”Megjithatë, ai mohon fuqishëm akuzat për vepra seksuale”, tha më vonë një nga avokatët e tij mbrojtës./ /Ad.Ab./ a.jor.