E Diel, 1 Nëntor 2026

Heidi Klum siguron këmbët për 2.2 milionë dollarë



Këmbët me formë të përkryer të supermodeles Heidi Klum janë siguruar për 2.2 milionë dollarë. Njëra këmbë u sigurua 200 mijë dollarë më pak se tjetra për shkak të një shenje në gju. Këmba e djathtë e yllit gjerman të pasarelave është siguruar për 1.2 milionë, por e majta është siguruar vetëm për 1 milionë dollarë.
“Ato kanë vlera të ndryshme pasi në këmbën e majtë kam këtë shenjë të vogël. Duhet të kontrollohesha në Londër. Djaloshi erdhi dhe kontrolloi këmbën time”,- ka thënë modelja gjermane për gazetën britanike The Sun. Lidhur me format e saj perfekte supermodelja 35 vjeçare ka sqaruar se sekreti qëndron tek ushqimi i shëndetshëm. “Përpiqem të konsumoj shumë ujë për të hidratuar lëkurën”,-është shprehur Klum. Është 35 vjeç dhe rezulton të jetë modelja më e kërkuar në botën e pasarelave. Ajo është nënë e tre fëmijëve, Leni, Henri dhe Johan dhe bashkë me bashkëshortin e saj formojnë çiftin më të fotografuar në botën e spektaklit. Pavarësisht impenjimeve të shumta familjare, modelja gjen akoma kohë dhe energji për të mbajtur veten në formë. “Jam gjithmonë në lëvizje dhe puna që bëj më detyron të vishem dhe zhvishem herë pas here. E rëndësishme megjithatë është të konsumojmë ushqim të shëndetshëm dhe të qëndrojmë sa më larg ëmbëlsirave”,- është shprehur Klum. Pasi ka ekspozuar veshjet e stilistëve më të famshëm të modës, Heidi në moshën 23 vjeçare mundi të krijonte shtëpinë e saj të modës “Heidi Klum GMbH” në të cilën stilohen veshje dhe kostume banjoje duke e kthyer atë në një grua të guximshmë në fushën e biznesit. “Për të shmangur lodhjen, vendos kuba akulli poshtë syve dhe përsa i përket flokëve më pëlqen t’i mbaj gjithmonë zgjidhur por kur vërtet jam me vonesë hedh pak llak dhe me kaq përfundon”,- ka pohuar Klum. Bjonde prej një jete të tërë, nuk do të donte të ndryshonte ngjyrë ose të kthehej në origjinë? “Prej një kohe shumë të gjatë i lyej flokët dhe kjo ka bërë që as të mos e kujtoj dot ngjyrën time natyrale pasi ndihem mirë me ngjyrën që kam”,- është shprehur modelja. Kur do të rreshtë së sfiluari? “Kjo varët nga efikasiteti i kremit tim antirrudhë!”.

Probleme në koncertin e Neli Furtados në Moskë

Një kaos ka shpërthyer në koncertin e këngëtares Neli Furtado në Moskë, pas dëshirës së rreperit rus Timati për t’u ngjitur në skenë për të kënduar një duet me këngëtaren. Ylli i muzikës hip-hop, është ndaluar nga forcat e sigurimit tentoi të ngjitej në skenë gjatë kohës që këngëtarja e hitit “Meneater” ishte lart. Nga ky incidet në të cilin u përfshinë rreth 20 persona, këngëtari i njohur rus Timati humbi njërin dhëmb. “E di kush ishte prapa saj dhe ata do të ndëshkohen”, -është shprehur më vonë ai. “Ne kuptuam në momentin e fundit se ai dëshironte të këndonte me Furtadon. Unë urdhërova që ai të mos ngjitet në skenë”,- pohoi një zyrtar i koncertit.

“Asgjë sikur dielli”, çdo natë të dehur

Anëtarët e grupit të famshëm rrok në Kosovë, “Asgjë sikur dielli”, janë përmendur kohët e fundit për vesin e gostitjeve të shumta dhe dehjeve, sidomos në ambjentet ku performojnë muzikën e tyre. Një ndër kushtet themelore të grupit gjatë kontratave të tyre është që rakia në lokalet ku këndojnë, të jetë gratis për ta dhe sigurisht pa limit. Edhe pse paraqiten pothuajse gjithmonë të dehur, ky grup është ndër të paktët grupe aktive në skenën e rrokut shqiptar dhe kosovar. Në mesin e shumë këngëve të bukura të “Asgjë sikur dielli”, hiti më i njohur mbetet përpunimi i këngës së tyre “Gjurmët”, “Mendoja çdo gjë merr fund pa ty”. Grupi, i cili ka një kohë që nuk ka dalë me ndonjë album të ri është mjaft i njohur edhe në vendin tonë.

18 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›