Paris Hilton josh Cristiano Ronaldon, ai e injoron
Nuk mund të thuhet se Paris Hilton qëndron indiferente ndaj meshkujve të famshëm dhe nuk shfrytëzon okazionin! Seks-simboli pasi ka mësuar që ylli i Mançester United, C. Ronaldo, është ndarë nga e dashura e tij, ka nisur gjuetinë në një party. Sipas tabloidëve, Paris, zyrtarish e fejuar me Benji Madden, ka provokuar dhe ka tentuar të joshë Ronaldon me disa lëvizje e pozicionime seksi. Por ai as jo vetëm që nuk ka reaguar, por e injoroi plotësisht Hiltonin. Një dëshmitar në këtë skenë është shprehur për mediet se Paris Hilton porsa hyri në lokal ia nguli vështrimin Ronaldos, duke mos ia shkëputur sytë për asnjë sekondë. Më pas, në momentin më të favorshëm për të, bëri para dhe mori disa poza tepër seksi dhe provokuese. Duke e ditur se Ronaldo është shumë i dashuruar pas formave të trupit, (duke pasur parasysh edhe ishin e tij, Nereida Galardo) Hilton me një veshje ngjyrë pjeshke kaloi duart te dekolteja e saj dhe shtrëngoi gjoksin mu para hundës të futbollistit portugez. Por ja që gjërat nuk kanë shkuar aspak ashtu siç mund ta kishte parashikuar, apo siç priste Paris Hilton; Cristiano Ronaldo në vend që t’i dhuronte qoftë dhe një buzëqeshje e të ishte i lumtur për shancin dhe spektaklin e dhuruar enkas për të, i ka kthyer kurrizin Hiltonit sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Talenti i Mançesterit duket se ende vuan ndarjen nga ish e dashura Nereida dhe zhgënjimin që ajo i ka dhënë pas muajsh të tërë pasioni përvëlues. Duke i kthyer shpinën seks-simbolit Hilton, Ronaldo ka përgënjeshtruar edhe zërat sipas të cilave ai u nda nga ish e dashura e tij për të pasur një histori të re, aventurë dashurie.
Ka pasur dhe mjaft femra të tjera të njohura, simpatike e tepër seksi që në këtë party i kanë kushtuar vëmendje futbollistit, por ai nuk është afruar me asnjërën. Një zëdhënës nuk ka humbur kohë për të përgënjeshtruar historinë e joshjes së dështuar të Paris Hiltonit ndaj Ronaldos duke thënë se ajo as që i ishte afruar fare fubollistit të Mançesterit. Në anën tjetër, dëshmitarët pohojnë krejt të kundërtën. Mesa duket, Paris Hilton nuk duron dot që të humbë asnjë betejë, sidomos kur flitet për dashuri.
Zbulohet një planet i ri
Një “vëlla” i ri i është bashkuar shoqërisë së planeteve të tjerë solare. Emri i tij është Makemake dhe ndodhet në zonën e Kuiperit, një masë me planete të vegjël, asteroide e kometa që më larg Neptunit, rrethojnë sistemin diellor ku bën pjesë dhe Plutoni. Ky planet ndodhet 6 milardë e 850 milionë kilometra larg Diellit, (Toka është 150 milionë kilometra arg Diellit). Emri i tij vjen, sipas mitologjisë, Rapa Nui, nga perëndia i njerëzimit në ishullin e Pashkës.
E rallë
Lindin binjakët, një i bardhë e një i zi
Nuk kanë të njëjtën ngjyrë të lëkurës, por janë binjakë. E çuditshme por e vërtetë; fëmijët e lindur në Berlin janë një i bardhë e një i zi. Të vegjlit janë fëmijët e një femre nga Gana dhe një burri gjerman.
18 Korrik 2008