E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, shemben 20 objekte pa leje

Elbasan- Rreth 20 objekte janë shembur sot nga fadroma e policisë ndërtimore në Bashkinë Elbasan. Mes tyre kanë qenë edhe një numër kjoskash që prej vitesh shërbenin si zyra noteriale.

Objektet të cilat ndodheshin përbri me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor te Elbasanit, ishin të pajisura me leje provizore. Inspektori i policisë ndërtimore pranë Bashkisë, Aurel Kaja, tha se “prishja e këtyre objektevebëhet në kuadër të një aksioni që ky inspektoriat ka ndërmarrë për prishjen e të gjitha ndërtimeve pa leje”.

Ai deklaroi se të gjithë janë të barabartë para ligjit përfshirë këtu edhe noterët apo avokatët. Aksioni i inspektoriatit ndërtimor ka nisur që në fillim të javës, ku vetëm paraditen e së martës u prishën 10 objekte pa leje në kompleksin spitalor “ Xhaferr Kongoli”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›