E Hënë, 2 Nëntor 2026

Euroja dhe dollari forcojnë lehtë pozitat në raport me lekun

TIRANË, 3 tetor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, dollari amerikan dhe euroja kanë shënuar rritje në raport me lekun këtë të premte, ndërsa paundi britanik ka pësuar rënie, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë: Dollari amerikan u këmbye me 82,45 lekë, duke u rritur me 0,17 lekë; Euroja u këmbye me 96,78 lekë, me një rritje prej 0,05 lekësh;
Paundi britanik zbriti me 0,18 lekë dhe u këmbye me 110,90 lekë; Franga zvicerane fitoi terren me 0,09 lekë, duke u ngjitur në kuotën e 103,53 lekëve.

Luhatjet në tregun valutor reflektojnë zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe faktorët ekonomikë të brendshëm, përfshirë niveli i kërkesës për valutë, remitancat dhe aktiviteti tregtar.

Ekspertët presin që këto luhatje të vijojnë edhe në ditët në vijim, në varësi të politikave monetare globale dhe faktorëve sezonalë në ekonominë vendase.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 82.45 +0.17  
Euro EUR 96.78 +0.05  
Poundi Britanik GBP 110.90 -0.18  
Franga Zvicerane CHF 103.53 +0.09  
Jeni Japonez (100) JPY 55.97 -0.13  
Dollari Australian AUD 54.46 +0.03  
Dollari Kanadez CAD 59.05 +0.01  
Korona Suedeze SEK 8.79 -0.01  
Korona Norvegjeze NOK 8.28 -0.01  
Korona Daneze DKK 12.96 +0.01  
SDR SDR 113.15 +0.34  
Ari (OZ 1) XAU 318280.91 -670.93  
Argjendi (OZ 1) XAG 3895.76 -12.56  
Juani Kinez (onshore) CNY 11.58 +0.02  
Juani Kinez (offshore) CNH 11.56 +0.02  
Lira Turke TRY 1.98 0.00  

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›