FJALA E PRESIDENTIT TOPI NË KONFERENCËN E NIVELIT TË LARTË TË FAO-s MBI SIGURINË USHQIMORE BOTËRORE: SFIDAT E NDRYSHIMIT TË KLIMËS DHE BIOENERGJISË.

3 qershor 2008
Romë
I nderuar zoti Zhak Diuf,
Shkëlqesi,
Zonja dhe zotërinj,
Si President i një vendi të vogël dhe relativisht të varfër, duke konsideruar me përgjegjësi të plotë paralajmërimet e bëra nga institucionet ndërkombëtare prestigjioze se, dy të tretat e popullsisë së Botës mund të përballen me një inflacion me dy shifra, jam angazhuar plotësisht në përpjekjet për kooperim që duhet të bëjë Shqipëria për gjetjen e një zgjidhjeje optimale të problemit të shkaktuar kryesisht nga rritja e çmimit të naftës dhe e prodhimeve ushqimore.
Kontrollet e çmimit dhe ndalimi i eksporteve nga disa vende eksportuese, kanë sjellë si rezultat copëzimin e mëtejshëm të tregut botëror, pasi parandalimi i rritjes së çmimeve me këto mënyra zvogëlon nxitësit për fermerët që të rrisin prodhimin bujqësor dhe konsumatorët të ulin kërkesën për ushqim, duke zgjatur në kohë disbalancat që kanë rritur çmimet.
Në këto kushte, për shtimin dhe përmirësimin e furnizimit me ushqim, kërkohet vullneti i politik i të gjitha vendeve, për të mos përsëritur të njëjtat gabime që u bënë nga vendet e zhvilluara në lidhje me inflacionin e madh të viteve 70’. Heqja e barrierave tregtare, zgjerimi i mundësive të rritjes së prodhimit bujqësor dhe rishikimi i prioriteteve të ndihmës për bujqësinë dhe shërbimet rurale do të jenë objektivat tanë.
Një zgjidhje e qëndrueshme dhe afatgjatë , varet nga financimi i investimeve në bujqësi, si dhe nga përmirësimi i insfrastrukturës rurale. Një zgjidhje e tillë kërkon mirëkuptimin dhe vullnetin për të vepruar në kohën e duhur.
Për të formuluar politika nxitëse për rritjen dhe prodhimtarinë e prodhimeve bujqësore Shqipëria e konsideron të domosdoshme përfshirjen e saj në mënyrë aktive, për ta udhëhequr sektorin bujqësor drejt politikave nxitëse të prodhimit.
Në Shqipëri zhvillimi i bujqësisë po ndeshet me vështirësitë e mëdha të kapitalizimit në një sipërfaqe të vogël toke, që shoqërohet nga simptoma varfërie për shkak se ende ka sipërfaqe të tokës bujqësore që nuk punohet prej vitesh.
Zhvillimi i bujqësisë shqiptare kërkon mbështetje të shumëanëshme për të menaxhuar, në mënyrë të qëndrueshme, burimet e pakta të tokës bujqësore. Mbështetja financiare dhe nxitja e specializimit të prodhimit bujqësor do t’i orientonin fermerët shqiptarë drejt tregut, do t’i nxisnin ata të përmirësonin infrastrukturën e ekonomisë bujqësore dhe të përvetësonin teknollogjitë moderne të prodhimit bujqësor.
Zhvillimi i sektorit bujqësor në Shqipëri ka nevojë për 150 – 200 milion dollarë amerikanë në vit nga 5 – 10 milion dollarë që u është dhënë fermerëve deri tani.
Shqipëria ndodhet para një sfide të vërtetë sepse konsumatori shqiptar ka sot normën më të lartë të shpenzimeve për ushqimin e familjes.
Ne jemi të bindur se në përpjekjet tona për zhvillimin e sektorit bujqësor, në përputhje me rregullat e arta të tregut, do të arrijmë të sigurojmë mbrojtjen e të varfërve nga ndikimi i çmimeve të larta dhe nga kërcënimi i mungesës së ushqimit. Kjo do të dëshmojë qartë përgjegjshmërinë tonë politike, morale dhe shoqërore.
Strategjitë kërkojnë para, investime dhe vizion, por mbi të gjitha ato kërkojnë përfaqësimin e interesave të të gjithë njerëzve, veçanërisht të njerëzve të varfër të kësaj Bote dhe zgjidhja duhet të synojë atje ku merret me mend se mund të ndikojë më shumë kriza e ushqimit dhe e rritjes së çmimeve.
Ju faleminderit!