FOKUS – 68% e japonezëve duan që qeveria të jetë më e pavarur diplomatikisht nga SHBA-ja

TOKIO, 28 prill /ATSH-AA/ – Një sondazh mbarëkombëtar tregoi sot se gati 68 për qind e japonezëve duan që vendi i tyre të ndjekë një qëndrim diplomatik më të pavarur nga SHBA-ja.
I kryer nga e përditshmja lokale “Asahi Shimbun”, sondazhi tregoi gjithashtu se 24 për qind e pjesëmarrësve janë dakord me qëllimet e SHBA-së.
Sondazhi ka përzgjedhur rastësisht 3 000 votues në gjithë Japoninë dhe ka marrë 1 899 përgjigje të vlefshme.
Rreth 77 për qind e të anketuarve kanë shprehur skepticizëm në pyetjen nëse besonin se SHBA-ja do ta mbronte seriozisht Japoninë në një krizë.
Vetëm 15 për qind janë përgjigjur pozitivisht./ /os/