E Martë, 3 Nëntor 2026

GJERMANI – Kristian-demokratët miratojnë marrëveshjen e koalicionit me SPD-në

BERLIN, 28 prill /ATSH-DPA/- Unioni Kristian-demokrat i Gjermanisë (CDU) miratoi sot një marrëveshje koalicioni me Socialdemokratët (SPD), duke hapur rrugën drejt formimit të qeverisë së ardhshme.

Shumica e delegatëve votuan në favor të marrëveshjes prej 144 faqesh, të titulluar “Përgjegjësia për Gjermaninë”.

Blloku konservator, i cili përfshin edhe partinë simotër bavareze të CDU-së, Unionin Kristian-social (CSU), ranë dakord për një marrëveshje për të formuar qeverinë e ardhshme gjermane, në fillim të këtij muaji.

Meqenëse CSU tashmë e ka miratuar marrëveshjen, të gjithë sytë do të jenë te SPD-ja e qendrës së majtë, 358 000 anëtarët e së cilës kanë kohë deri të martën në mbrëmje për të votuar për marrëveshjen.

Nëse marrëveshja miratohet, Merz do të zgjidhet kancelari i ardhshëm gjerman nga parlamenti, më 6 maj.

Katherina Reiche, një politikane e kthyer në menaxhere, pritet të bëhet ministrja e ardhshme gjermane e Ekonomisë, e përballur me detyrën gjigante të ringjalljes së ekonomisë në vështirësi pas dy viteve të njëpasnjëshme recesioni. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›