E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – BE i kërkon Izraelit të ndalë reagimin e ashpër ushtarak në Liban

BRUKSEL, 9 mars /ATSH-DPA/ – Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, i bëri  sot thirrje Izraelit të ndalë operacionin e tij aktual ushtarak në Liban, duke paralajmëruar se ofensiva po shkakton zhvendosje masive të popullsisë dhe po destabilizon një situatë tashmë të brishtë.

Kallas theksoi se Izraeli ka të drejtën e vetëmbrojtjes pas sulmeve të fundit nga milicia Hezbollah, e mbështetur nga Irani, por shtoi se reagimi i tij ka qenë “i ashpër”.

“Ky reagim rrezikon ta tërheqë Libanin dhe popullin e tij në një luftë që nuk është e tyre, me pasoja të rënda humanitar”, tha Kallas në një deklaratë. “Izraeli duhet të ndalë operacionet ushtarake në Liban dhe se sovraniteti dhe integriteti territorial i këtij vendi duhet të respektohen”, shtoi ajo

Sipas saj, diplomacia dhe rikthimi në armëpushim ofrojnë shansin më të mirë për të shmangur rrëshqitjen e Libanit drejt kaosit, ndërsa prioritetet e menjëhershme janë parandalimi i humbjeve të tjera në jetë njerëzish, i zhvendosjes së popullsisë dhe i përshkallëzimit të mëtejshëm rajonal. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›