E Diel, 1 Nëntor 2026

UASHINGTON – SHBA organizon bisedimet ndërkombëtare mbi lëndët e para të rëndësishme

UASHINGTON, 12 janar /ATSH-DPA/- Ministrat e Financave të (G7), demokracitë kryesore globale dhe të vendeve të tjera, do të diskutojnë sot aksesin në lëndët e para të rëndësishme në Uashington.

Tridhjetë e katër materiale, të tilla si litiumi, kobalti, metalet e rralla, bakri dhe alumini, konsiderohen lëndë të para të rëndësishme, për shkak të rëndësisë së tyre të veçantë për ekonominë.

Ato janë thelbësore për teknologjitë kyçe, por furnizimi i tyre shpesh varet nga disa vende si Kina dhe Venezuela, për shembull.

Bisedimet vijnë ndërsa presidenti i SHBA-së Donald Trump ka përsëritur pretendimin e tij për aneksimin e Groenlandës, e cila ka depozita të mëdha të metaleve të rralla.

Disa anëtarë të G7 kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj kësaj, duke theksuar se sovraniteti i Groenlandës është një çështje për Groenlandën dhe Danimarkën, pjesë e të cilave është ishulli.

Përpara bisedimeve, ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil theksoi se Gjermania dhe Bashkimi Evropian ishin të përkushtuara për një tregti të drejtë, të bazuar në rregulla dhe të besueshme të këtyre lëndëve të para.

“Gjermania ka një interes të madh në zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, për të forcuar sigurinë e furnizimit, për të zvogëluar varësitë dhe për të siguruar kushte të besueshme ekonomike”, tha Klingbeil, duke shtuar se duhet të ndërmerreshin veprime të përbashkëta sa herë që ishte e mundur.

G7 përbëhet nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia, Kanadaja dhe Japonia.

Australia do të marrë pjesë gjithashtu në takim, sipas raporteve të shumta të medias. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›