E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Çmimi i naftës rritet pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit

UASHINGTON, 11 qershor /ATSH/- Çmimi i naftës u rrit ndjeshëm sot pasi presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi sulme të reja ndaj Iranit dhe deklaroi se SHBA-ja synon të marrë nën kontroll tregjet iraniane të naftës dhe gazit, sipas BBC.

Nafta e tipit “Brent” u rrit me rreth 2 dollarë për fuçi brenda pak minutash, duke arritur në 94,16 dollarë, përpara se të shënonte një rënie të lehtë.

Në një postim në rrjetin “Truth Social”, Trump tha se SHBA-ja do ta godasë Iranin “shumë fort” dhe se, në një të ardhme jo të largët do të marrë nën kontroll ishullin Kharg dhe pika të tjera të infrastrukturës energjetike iraniane.

Më herët gjatë ditës, çmimi i naftës kishte shënuar rënie, duke zbritur nga mbi 95 dollarë për fuçi, në orët e para të mëngjesit, në më pak se 92 dollarë në mesditë.

Megjithatë, deklaratat e Trump rikthyen shqetësimet për furnizimet globale me energji dhe nxitën një rritje të menjëhershme të çmimeve. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›