FOKUS – Greqia dhe Italia i kërkojnë Izraelit të garantojë sigurinë e flotës së ndihmës për Gazën

ATHINË/ROMË, 1 tetor /ATSH-DPA/- Greqia dhe Italia i kanë bërë thirrje Izraelit të garantojë sigurinë e një flotilje ndihmash për Gazën, e përbërë nga më shumë se 40 anije private.
Ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani i bënë thirrje shtetit izraelit nëpërmjet një deklarate të përbashkët të lëshuar sot.
Ministrat iu drejtuan gjithashtu aktivistëve, duke i nxitur ata të pranonin propozimin e Patriarkana Latine, Patriarku Latin i Jerusalemit – që synonte uljen e tensioneve.
Patriarkana po ofron të dorëzojë ndihmën te banorët e Gazës në emër të flotiljes, në vend të vetë aktivistëve në anije që shpërndajnë ndihmat.
Më herët, aktivistët refuzuan një ofertë të ngjashme të bërë nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.
Flotilja “Globale Sumud” përbëhet nga dhjetëra anije që synojnë të dorëzojnë ndihmat në Gaza.
Iniciativa të ngjashme në të kaluarën kanë çuar vazhdimisht në tensione me Izraelin.
Sot pasdite, flotilja ishte pozicionuar pranë brigjeve të Egjiptit dhe po lëvizte drejt Rripit të bllokuar të Gazës. //a.i/