FOKUS – Irani shënjestron Izraelin me një valë të re sulmesh me dronë

TEHERAN/TEL AVIV, 17 qershor /ATSH-DPA/- Irani nisi sot një valë të re sulmesh me dronë ndaj Izraelit, raportoi media shtetërore.
“Sulmet me të ashtuquajturit “dronë kamikazë” do të intensifikohen”, tha Kiumars Heydari, komandant i forcave tokësore iraniane, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA.
“Armiku duhet ta dijë se një valë e re sulmesh masive nga forcat e armatosura… me armë të reja dhe të avancuara ka filluar dhe do të intensifikohet në orët në vijim”, tha Heydari.
Rivalët rajonalë kanë shkëmbyer zjarr që nga sulmet izraelite të së premtes – që kanë synuar objektet bërthamore të Iranit, komandantët ushtarakë dhe shkencëtarët bërthamorë. //a.i/