GAZË – Dhjetëra të vrarë pranë qendrës së shpërndarjes së ndihmave

GAZË/TEL AVIV, 17 qershor /ATSH-DPA/- Ushtria izraelite ka vrarë sërish banorë që prisnin pranë një qendre shpërndarjeje për ndihmë humanitare në Rripin e Gazës, sipas autoriteteve të Hamasit.
Autoriteti Shëndetësor i kontrolluar nga Hamasi tha se kishte pasur të paktën 45 viktima dhe qindra të plagosur, në jug të zonës bregdetare të mbyllur.
Dëshmitarë okularë thanë disa njerëz ishin në këmbë dhe të tjerë në automjete në rrugën e tyre për në një qendër shpërndarjeje kur ushtria izraelite i bombardoi ata në një zonë midis qyteteve, Rafah dhe Khan Younis.
Informacioni nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur. Ushtria e Izraelit ende nuk ka komentuar mbi raportet.
Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), i cili mbështetet nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, filloi misionin e tij në Rripin e Gazës muajin e kaluar pas një bllokade pothuajse tremujore izraelite të furnizimeve të ndihmës.
Izraeli dhe SHBA-të thanë se shpërndarja nga GHF-ja e pengon Hamasin të përvetësojë furnizimet e ndihmës humanitare.
Në disa raste është raportuar se shumë banorë janë vrarë pranë qendrave të shpërndarjes.
GHF tha më herët se vdekjet kishin ndodhur jashtë zonës së tyre të sigurisë. //a.i/