E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Moska: Rusia do të përgjigjet me masa të ashpra ndaj paketës së sanksioneve të BE-së

MOSKË, 10 qershor /ATSH-AA/ – Rusia deklaroi të mërkurën se do t’i përgjigjet paketës së fundit të sanksioneve të BE-së të njoftuar një ditë më parë me “masa efektive dhe të ashpra”.

“Ne do t’i përgjigjemi paketës së fundit të sanksioneve të BE-së me masa efektive dhe të ashpra”, u tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, gazetarëve në një konferencë për shtyp.

Zakharova tha se Rusia dënon fuqimisht “çdo masë të paligjshme unilaterale shtrënguese” dhe se gjithnjë e më shumë vende e ndajnë dhe e mbështesin këtë qasje.

Blloku 27-anëtarësh propozoi të martën paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë, duke thënë se ajo synon të dobësojë më tej aftësinë e Moskës për të financuar luftën në Ukrainë.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›