E Diel, 1 Nëntor 2026

OMAN – Zjarr në një anije cisternë, dy të zhdukur dhe një i vdekur

OMAN, 10 qershor /ATSH-DPA/-  Një zjarr shpërtheu në dhomën e motorëve të një anijeje cisternë me naftë në brigjet e Omanit, ndërsa dy persona rezultojnë të zhdukur dhe një tjetër është raportuar i vdekur, njoftoi sot organizata britanike “Operacionet Tregtare Detare të Britanisë së Madhe” (UKMTO).

Sipas UKMTO-së, ekuipazhi i anijes është në proces evakuimi.

Shkaku i zjarrit mbetet i paqartë. Sipas raportimeve paraprake, nëse anija cisternë transportonte naftë iraniane, incidenti mund të ketë qenë rezultat i një sulmi ushtarak amerikan, në kuadër të bllokadës së shpallur ndaj porteve iraniane.

Megjithatë, deri tani nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar për këtë skenar.

Vetëm disa ditë më parë, ushtria amerikane deklaroi se kishte goditur një anije cisternë në Gjirin e Omanit, që po lundronte drejt një porti iranian.

Komanda Qendrore e SHBA-së, tha se anija cisternë me naftë, e cila lundronte pa ngarkesë, kishte shkelur bllokadën amerikane ndaj porteve iraniane.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur një bllokadë ndaj porteve të Iranit, në përgjigje të asaj që Uashingtoni e konsideron bllokim efektiv të Ngushticës së Hormuzit nga Irani.

Sipas autoriteteve amerikane, që nga mesi i prillit, shtatë anije nuk kanë qenë në gjendje të manovrojnë në rajon. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›