FOKUS – Trump: Mund të shkoj në Turqi vetëm nëse shkon edhe Putini

KATAR, 14 maj /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan Donald Trump ka ngritur çështjen e mundësisë së një vizite në Turqi, vetëm nëse presidenti rus Vladimir Putin shkon atje për bisedime me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Nuk e di nëse do të shkoj. E di që ai do të donte që të isha atje. Është një mundësi e mirë”, u tha presidenti amerikan gazetarëve në bordin e ”Air Force One” pasi u largua nga Arabia Saudite para se të mbërrinte në Katar.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio pritet të udhëtojë në Turqi për një takim të mundshëm midis presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe presidentit rus, Vladimir Putin.
Trump e quajti takimin e mundshëm shumë të rëndësishëm dhe shprehu optimizëm se ”gjëra të mira mund të arriheshin”.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, të dërguarit specialë të SHBA-së, Steve Witkoff dhe Keith Kellogg do të shoqëronin Rubion në Turqi./ /os/