E Martë, 3 Nëntor 2026

UKRAINË – Kievi: Moska duhet të tregojë gatishmëri për të negociuar në Turqi

KIEV, 14 maj /ATSH-DPA/- Shefi i Zyrës së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky pret që presidenti rus, Vladimir Putin të marrë pjesë në negociatat e paqes nesër në Turqi.

Andriy Yermak shkroi dje në Telegram se nëse Putini nuk paraqitej, ky do të ishte një sinjal i qartë për botën se Moska nuk dëshironte paqe dhe se nuk ishte gati për negociata serioze.

Yermak, kreu i zyrës presidenciale ukrainase, bëri thirrje për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë nëse Putini nuk shkonte në Turqi.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

“Pa këtë, nuk do të ketë garanci reale sigurie”, tha ai.

Zelensky do të udhëtojë nesër në kryeqytetin turk, Ankara, për bisedime me homologun e tij Recep Tayyip Erdogan.

Udhëtimi u nxit nga një propozim i Putinit për të zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta të paqes me palën ukrainase në Stamboll.

Megjithatë, Rusia deri më tani e ka lënë formatin e bisedimeve të hapur dhe nuk është e qartë se kush do ta përfaqësojë Moskën. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›