FOKUS – Uashingtoni: Duhet një marrëveshje trepalëshe SHBA-Rusi-Kinë për armët bërthamore

GJENEVË, 6 shkurt /ANSA-AFP/ – Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar bisedime tripalëshe me Rusinë dhe Kinën për të vendosur kufizime të reja mbi armët bërthamore, pas skadimit të marrëveshjes New Start mes Uashingtonit dhe Moskës.
“Epoka e ardhshme e kontrollit të armëve mund dhe duhet të vazhdojë me një objektiv të qartë, por do të kërkojë pjesëmarrjen e më shumë se vetëm Rusisë në tryezën e negociatave”, tha Thomas DiNanno, nënsekretar i Shtetit amerikan për kontrollin e armëve, gjatë Konferencës mbi Çarmatimin në Gjenevë.
”Ndërkohë që jemi këtu sot, i gjithë arsenali bërthamor kinez nuk ka kufij, nuk ka transparencë, nuk ka deklarata, nuk ka kontrolle”, shtoi ai.
“Shkeljet e përsëritura të Rusisë, rritja e rezervave globale dhe mangësitë në hartimin dhe zbatimin e New Start detyrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kërkojnë një arkitekturë të re që të adresojë kërcënimet e sotme, jo ato të një epoke të kaluar”, nënvizoi DiNanno./ /Ad.Ab./ a.jor.