E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOKUS – Udhëheqësit e BE-së nderojnë luftën e Ukrainës në Ditën e Pavarsisë

BERLIN, 24 gusht /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman Friedrich Merz kujtoi sot ditën e pavarësisë së Ukrainës duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme të Berlinit për Kievin në mbrojtjen e tij kundër agresionit rus.

“Ndërsa vendi shënon Ditën e Pavarësisë, ne qëndrojmë fort pranë tyre – sot dhe në të ardhmen”, postoi Merz në X në gjermanisht, anglisht dhe ukrainisht.

Politikani konservator tha se ukrainasit po mbronin veten me shumë guxim kundër sulmeve të Rusisë.

“Ata po luftojnë për rendin tonë liberal në Evropë dhe për një paqe të drejtë”, shtoi ai.

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier shprehu shpresën se festimet e pavarësisë do t’i japin popullit të Ukrainës një kurajë të re për t’iu kundërvënë agresionit rus.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjithashtu nderoi luftën e Ukrainës për një vend të lirë, demokratik dhe të pavarur.

“Ne jemi me ju, për aq kohë sa do të duhet. Sepse një Ukrainë e lirë do të thotë një Evropë e lirë”, shkroi von der Leyen në X. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›