TURQI – Emine Erdogan i kërkon Melania Trump të tregojë dhembshuri për krizën në Gazë

STAMBOLL, 24 gusht /ATSH-DPA/- Emine Erdogan, bashkëshortja e presidentit turk, i ka bërë thirrje në një letër Melania Trump që të mbrojë fëmijët në Rripin e Gazës.
“Ajo shprehu besimin se Zonja e Parë e SHBA-së do të tregonte dhembshuri për fëmijët e vrarë në luftën e Ukrainës në Rripin e Gazës”, sipas letrës së publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu”.
Emine Erdogan iu referua letrës që Melania Trump i dorëzoi presidentit rus Vladimir Putin.
Në letrën dërguar liderit rus, Melania Trump bëri thirrje për mbrojtjen e fëmijëve në luftën e Ukrainës.
Emine Erdogan i ka kërkuar Melania Trump t’i shkruajë një letër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu – për të kërkuar përfundimin e krizës humanitare në Rripin e Gazës.
Letra e Emine Erdogan mban datën 22 gusht.
Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Izraelit janë të tensionuara.
Presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan shpesh ka kritikuar ashpër sulmet izraelite në Gazë.
Erdogan dënoi sulmin e 7 tetorit 2023 në Rripin e Gazës nga organizata militante palestineze “Hamas” dhe radikalë të tjerë, por më pas e përshkroi Hamasin si një “organizatë çlirimtare”. //a.i/