FOKUS – Venezuela liron të burgosurit politikë, të arrestuar gjatë protestave kundër Maduros

KARAKAS, 8 janar /ATSH-DPA/- Venezuela do të lirojë një numër të madh të burgosurish si një gjest “paqeje”, tha sot kryetari i Asamblesë Kombëtare,
Jorge Rodríguez, i cili është vëllai i presidentes në detyrë Delcy Rodríguez, nuk dha detaje se sa të burgosur do të liroheshin.
Megjithatë, ai tha se si qytetarët venezuelianë ashtu edhe shtetasit e huaj do të liroheshin nga burgu.
Organizata e të drejtave të njeriut “Foro Penal” vlerëson se ka rreth 800 të burgosur politikë në vendin e Amerikës së Jugut, shumë prej të cilëve u arrestuan gjatë protestave kundër rizgjedhjes së diskutueshme në vitin 2024 – të udhëheqësit autoritar Nicolás Maduro.
Qeveria ka liruar tashmë dhjetëra të burgosur politikë gjatë ndërrimit të vitit, me autoritetin e burgut që tha se këto lëvizje ishin kontribute për paqen, dialogun dhe drejtësinë.
Më 3 janar, ushtria amerikane arrestoi presidentin venezuelian, Nicolás Maduro dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores në një sulm ndaj Karakasit. Të dy përballen me gjyq në Nju Jork për trafik droge dhe akuza të tjera.
Shumë kohë para operacionit, administrata e presidentit Donald Trump kishte ushtruar presion mbi qeverinë e Maduros për të liruar të burgosurit politikë. //a.i/