Zjarr masiv në magazinat e tregut të rrobave tek “5 Maji”

TIRANË, 8 janar /ATSH/ Flakë masive kanë përfshirë mbrëmjen e sotme tregun e rrobave të përdorura që ndodhet pranë rrugës “5 Maji” në Tiranë.
Forca të shumta zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes për të shuar flakët.
Paraprakisht mësohet se nuk ka persona të lënduar, ndërsa dyshohet se ka dëme të mëdha materiale.
Ende nuk është i qartë shkaku i zjarrit.
/gj.m/j.p/