E Premte, 6 Nëntor 2026

FOTO/ Zjarr i madh në Mamurras, përfshihet nga flakët një magazinë me bimë medicinale

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një magazinë pranë qytetit të Mamurrasit, ku po digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale.

zjarr mamurras (2)

Flakët janë përhapur me shpejtësi në ambientet e magazinës, duke krijuar një situatë të vështirë për ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Kurbinit, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.

zjarr mamurras (1)

zjarr mamurras (5)

zjarr mamurras (4)

zjarr mamurras (3)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›