TEL AVIV – Dhjetëra palestinezë dhe katër ushtarë izraelitë të vrarë në Gaza

TEL AVIV, 18 shtator /ATSH-DPA/ – Të paktën 48 persona janë vrarë sot nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës bëjnë të ditur burimet palestinezë
Raportet e spitaleve tregojnë se 38 nga viktimat ndodhën në Qytetin e Gazës.
Ushtarakët izraelitë raportuan se katër ushtarë u vranë nga një lëndë shpërthyese në pjesën jugore të territorit.
Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) tha se rreth 450 000 palestinezë kanë ikur nga Qyteti i Gazës, që më parë kishte një popullsi prej rreth 1 milion njerëz.
Izraeli nisi një ofensivë tokësore shumë të kontestuar në qytet në orët e hershme të së martës.
Qeveria thotë se operacioni synon të shkatërrojë grupin militant palestinez Hamas dhe të sigurojë lirimin e pengjeve izraelite që mund te jenë ende gjallë.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Effie Defrin deklaroi se ushtria ka goditur më shumë se 1 200 objekte që kur Izraeli nisi ofensivën tokësore .
Të dhënat nga të dyja palët nuk mund të verifikohen aktualisht në mënyrë të pavarur. /Ad.Ab./