E Martë, 3 Nëntor 2026

FRANKFURT – Lagarde: BE duhet t’i përgjigjet tarifave të Trump duke forcuar tregun e saj të vetëm

FRANKFURT, 4 korrik /ATSH-DPA/- Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, beson se Bashkimi Evropian duhet t’i përgjigjet politikës tarifore të presidentit të SHBA-së, Donald Trump duke forcuar tregun e saj të vetëm.

“SHBA-ja është një vend i madh, një vend i rëndësishëm dhe gjithashtu një partner i rëndësishëm tregtar për ne. Por ajo që duhet të bëjmë është të rregullojmë shtëpinë tonë”, tha shefja e bankës qendrore.

“Ne kemi potencial të madh në Evropë”, tha ajo.

Lagarde bëri thirrje për kapërcimin e barrierave të brendshme dhe harmonizimin e mëtejshëm të procedurave të licensimit dhe kërkesave të tjera kombëtare. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›