E Diel, 1 Nëntor 2026

Fermerët grekë në protestë, bllokohet për disa orë aksi Kakavijë-Janinë

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Aksi Kakavijë-Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq do të jetë sërish i bllokuar për disa orë për shkak të protestës së fermerëve grekë.

Policia Kufitare e Kakavijës njoftoi se sot “nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët”.

Sipas policisë do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›