E Diel, 1 Nëntor 2026

KINË – Ekzekutohet ish-bankieri i lartë kinez për marrje ryshfeti prej 156 milionë dollarë

PEKIN, 9 dhjetor /ATSH/- Bai Tianhui, një ish- bankier i lartë në China Huarong, u ekzekutua sot pasi Gjykata e Lartë Popullore miratoi dënimin e tij me vdekje për marrjen e një rryshfeti me vlerë mbi 1,1 miliardë juanë (156 milionë dollarë amerikanë), sipas “Reuters”.

Gjykata e Ndërmjetme Popullore në Tianjin tha se Bai ishte ekzekutuar pasi kishte përfunduar të gjitha procedurat ligjore. Ai u takua me të afërm të ngushtë para ekzekutimit.

Bai, i cili mbajti një sërë postesh të larta midis viteve 2014 dhe 2018 në Huarong, Hong Kong – në “International Holdings” dhe “China Huarong International Holdings”, duke përfshirë drejtorin e përgjithshëm, drejtorin menaxhues dhe zëvendësdrejtorin e përgjithshëm, i përdori pozicionet e tij për të ndihmuar kompanitë të merrnin blerje projektesh dhe financim.

“Në këmbim, ai kishte pranuar në mënyrë të paligjshme asete me vlerë mbi 1,108 miliardë juanë”, sipas vendimit të gjykatës.

Ai u dënua për herë të parë me vdekje në maj 2024 për marrje të ryshfetit, me heqje të përjetshme të të drejtave politike dhe konfiskim të të gjithë pronës personale. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›