E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali Kombëtar i Shkencës, Kumbaro: Nxënësit me projekte inovative, përgatitje e shkëlqyer

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, përmes një postimi në Facebook, ka ndarë momente nga edicioni i parë i Festivalit Kombëtar të Shkencës, ku nxënësit e gjimnazeve nga i gjithë vendi prezantuan projektet e tyre kërkimore dhe inovative.

Sipas ministres, mes entuziazmit, energjisë dhe pasionit për dijen e shkencën, të rinjtë kanë sjellë ide të guximshme, eksperimente, prototipe dhe iniciativa që dëshmojnë për një përgatitje të shkëlqyer.

Kumbaro theksoi se puna dhe përkushtimi i nxënësve reflektojnë potencialin e madh që ka brezi i ri në fushën e kërkimit shkencor dhe inovacionit, duke e cilësuar festivalin si një hap të rëndësishëm në promovimin e dijes dhe zhvillimit teknologjik në shkolla.

“Mes entuziazmit, energjisë dhe pasionit për dijen e shkencën, nxënësit e gjimnazeve tona po prezantojnë sot projektet e tyre kërkimore dhe inovative.

Me ide të guximshme, punë dhe përkushtim kanë sjellë eksperimente, prototipe dhe iniciativa që tregojnë për një përgatitje të shkëlqyer në edicionin e parë të Festivalit Kombëtar të Shkencës”, shkruan Kumbaro në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›